Lidhje

Marina amerikane përuron luftanijen Gerald Ford


Marina amerikane përuroi luftanijen e saj më të re që operon me energji bërthamore, e para e një gjenerate me të paktën 10 transportues të tillë.

Anija që mban emrin e presidentit të ndjerë amerikan Gerald Ford, u përurua dje në një port të shtetit të Virxhinias.

Anija 100 mijë tonëshe kushton gati 13 miliardë dollarë dhe hap një kapitull të ri për arsenalin e mjeteve luftarake në det.

Ajo do të jetë në gjendje të nis avionë më me shpejtësi sesa luftanijet e tjera dhe kërkon më pak anëtarë ekuipazhi. Luftanija mund të nisë edhe avionë pa pilot.

Ajo do të fillojë lundrimin në vitin 2016.
XS
SM
MD
LG