Lidhje

Nju Jork, juria pritet të vendosë në gjyqin e Martin Shkrelit


Martin Shkreli Trial

Në Nju Jork, juria është mbledhur sot përsëri për të vendosur në gjyqin e Martin Shkrelit, ish-ekzekutiv i një kompanie farmaceutike, i akuzuar për mashtrim me letrat me vlerë.

Prokurorët thonë se Shkreli ka marrë në mënyrë të paligjshme para nga kompania e tij e barnave për të paguar investitorët në dy fonde të dështuara që ai menaxhonte. Pala mbrojtëse thotë se investitorët i kanë marrë paratë e tyre, madje kanë dalë me shumë fitim.

Ish-ekzekutivi i firmës bioteknologjike, të quajtur "Pharma Bro", njihet më shumë për bujën që shkaktoi rritja prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar si dhe për komentet fyese që ai u bënte kritikëve në mediat sociale.

Nëse shpallet fajtor, ai përballet me 20 vjet burg, por dënimi mund të jetë shumë më i vogël se kaq, sipas disa rregulloreve të reja.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG