Lidhje

Maskat të detyrueshme tashmë në Gjermani


Pasagjerët duke pritur në stacionin Alexanderplatz të trenit nëntokësor të Berlinit (27 prill 2020)

Gjermania prezantoi të hënën forma të ndryshme të ligjeve për përdorimin e maskave duke e bërë atë të detyrueshëm për shumicën e vendit në infrastrukturën e transportit publik, trenat rajonalë dhe dyqanet. Ata që nuk respektojnë ligjin për maskat do të marrin gjoba nga 15 deri në 5,000 euro.

Të gjitha, përveç njërit nga 16 landet e Gjermanisë futën në zbatim ligjin të hënën (landi i Schleswig-Holstein-it pritet ta bëjë këtë të mërkurën).

Ministria gjermane e transportit të hënën tha se ata po nxisnin zgjerimin e përdorimit të detyrueshëm të maskave edhe në trenat e linjave me distanca të gjata.

Ligji u prit me reagime të ndryshme nga qytetarët gjermanë.

“Mendoj se përdorimi i detyrueshëm i maskave është ide e mirë dhe një masë e mirë parandaluese. Zbatimi i saj është pak i vështirë për mua, por është mirë që po japin maska falas sepse unë e harrova në shtëpi maskën time”, thotë Adriana Ferra nga Frankfurti.

“Po e përdor maskën sepse është masë e detyrueshme, përndryshe nuk mendoj se do ta bëja këtë. Por, po e bëj për të mirën e publikut në përgjithësi”, thotë Lisa Enders.

Megjithatë, ka edhe njerëz që nuk janë të kënaqur me këtë vendim.

Është thjeshtë një katastrofë dhe një masë krejtësisht e pamençur”, tha një banor i Frankfurtit.

Gjobat për shkeljen e ligjit të përdorimit të maskave ndryshojnë nga shteti në shtet. Në disa shtete thjesht do të lëshohen paralajmërime verbale për mosrespektimin e ligjit të përdorimit të maskave, ndërsa në shtete të tjera do të ketë gjoba nga 15 deri në 5000 euro. Gjobat më të larta kanë në shënjestër bizneset që nuk respektojnë masën.

Sipas Institutit Robert Koch, numri i rasteve të infektimit me Covid-19 në Gjermani vazhdon të rritet.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG