Lidhje

Materialet që nxisin urrejtjen përmes internetit


Materialet që nxisin urrejtjen përmes internetit
Materialet që nxisin urrejtjen përmes internetit

Interneti në shumë mënyra është pjesë e botës reale, një vend ku njerëzit mblidhen, bëjnë biznes dhe mësojnë. Por njëherësh është edhe vend që shfrytëzohet nga ndjekësit, vjedhësit e terroristët. Qendra “Sajmon Uizental” në Nju Jork dhe Los Anxhelos ka identifikuar mijëra faqesh elektronike, blogjesh dhe grupesh në rrjetet shoqërore që thotë se nxisin urrejtjen përmes internetit.

Shpërthimi Ditën e Vitit të Ri në në një kishë koptike në Aleksandri të Egjiptit u parapri një muaj më parë në internet nga një kërcënim për sulm. Pas vrasjeve masive në bazën ushtarake në Teksas në nëntor 2009, autori i veprës mori lëvdata përmes internetit nga një klerik mysliman, Anuar al-Aulaki.

“Po, Nidal Hasan ishte nxënës imi dhe jam krenar për këtë. Krenohem me Nidal Hasanin. Kjo ishte vepër heroike dhe e mrekullueshme”.

Rabini Abraham Kupër është dekan në Qendrën “Uizental”. Ai thotë se deklarata e al-Aulakit nxit të tjerët që të vrasin.

“[Deklarata] e miraton urrejtjen. Ky njeri në Teksas kishte thuajse një grup tifozësh që e përkrahnin e i thoshin, e di çfarë duhet të bësh”.

Rabini Kupër thotë se radikalët përdorin internetin për të nxitur një klimë urrejtjeje, duke llogaritur që të tjerët të veprojnë.

Rik Iton është hulumtues pranë Qendrës “Uizental” në Los Anxhelos. Ai njoftoi Zërin e Amerikës rreth 14 mijë faqeve të urrejtjes, që nxisin paragjykimet racore dhe armiqësitë ndëretnike në të gjitha kontinentet. Një nga to, për shembull, madhështon racën e bardhë dhe Adolf Hitlerin. Të tjera nxisin terrorizmin në Indonezi dhe diskutojnë luftën e shenjtë në Pakistan.

Ndërkaq, një tjetër faqe nxit racizmin mes fëmijëve. Në të përfshihet një videolojë me një avion luftarak që qëllon mbi zezakët e varfër haitianë. Zoti Iton thotë se interneti mundëson përhapjen e lehtë të materialeve që nxisin urrejtjen. Për t’ia ruajtur identitetin, nuk do t’ia

“Tani përmes internetit, këto mesazhe përhapen e ripërhapen shumë shpejt dhe një video e vetme e një grupi që nxit urrejtjen ose një grupi terrorist vendoset nëpër qindra faqe të ndryshme”.

Ekspertët thonë se është e pamundur që të identifikohet kompjuteri nga ku janë vendosur materialet. Tomas Liton, bashkëthemelues i firmës “Akamai Technologies”, shpjegon:

“Interneti u krijua si mjedis ku i zihej besë secilit. U krijua në universitet dhe në qeveri ku nuk kishte njerëz të këqij”.

Rabini Abraham Kupër thotë se grupet e urrejtjes mund të gjejnë njëri-tjetrin përmes internetit, ashtu sikur të tjetër mund të përdorin rrjetin për qëllime paqësore.

“Organizatat joqeveritare, të përfshira në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe shoqëri civile, përdorin të njejtat vegla. Me kë duhet të flas në Suedi që mund të ndihmojë romët apo ndonjë grup tjetër që po përballet me probleme? Kush po merret me këtë?”

Rabini Kupër thotë se policia, prindërit dhe të tjerët duhet të kundërshtojnë urrejtjen në internet për të mos lejuar që retorika e dhunës të kthehet në realitet.

XS
SM
MD
LG