Lidhje

Sekretari i Mbrojtjes Mattis, vizitë në Xhibuti


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ndodhet në Xhibuti, vendi i vetëm afrikan ku Shtetet e Bashkuara kanë një bazë ushtarake.

Shefi i Pentagonit mbërriti sot në Kampin Lemonnier para se të takohej me presidentin dhe ministrin e mbrojtjes të këtij vendi të vogël në Afrikën lindore.

Zyrtarët thonë se kampi është një ndër objektet më të rëndësishme strategjike për ushtrinë amerikane si rezultat i pozicionit gjeografik.

Baza ka rëndësi kritike për manovra ushtarake të forcave amerikane si dhe për operacionet e forcave speciale amerikane kundër rrjetit terrorist al-Shabab në Somalinë fqinje.

Vizita e zotit Mattis zhvillohet pak javë pasi Shtëpia e Bardhë miratoi një propozim të Pentagonit për të lejuar Komandën amerikane për Afrikën të ndërmarrë sulme kundër al-Shababit në Somali, në mbështetje të forcave partnere. Ky udhëzim hap rrugën për praninë e trupave tokësore amerikane në këto operacione kundër grupit ekstremist.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG