Lidhje

Sekretari Mattis mbyll vizitën në Egjipt


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis thotë se ai dhe homologu i tij egjiptian kanë rënë dakord për nevojën e rigjallërimit të partneritetit strategjik mes dy vendeve, ndërkohë që Egjipti përballet me problemet e ekstremizmit në rritje.

“U largova nga Kairo me besim të fortë në pistat e përbashkëta për të çuar përpara bashkëpunimin mes forcave tona ushtarake që kanë qenë themeli i partneritetit tonë,” tha sekretari i mbrojtjes në komentet për gazetarët pasi mbërriti të enjten në Tel Aviv.

Gjatë bisedimeve në Kairo, Sekretari Mattis tha se ai kishte diskutuar me Presidentin e Egjiptit Fattah el-Sissi dhe Ministrin Egjiptian të Mbrojtjes Sedki Sobhi mbi masat anti-terroriste dhe mbrojtjen e kufijve në një mjedis “shumë kompleks” të sigurisë.

Jim Mattis është i pari zyrtar i administratës Trump që viziton Egjiptin. Vizita e sekretarit të mbrojtjes pason pritjen që i bëri Presidenti Trump udhëheqësit egjiptian Fattah el-Sissi në Shtëpinë e Bardhë. Kjo ishte vizita e parë e një presidenti egjiptian në SHBA, që kur Presidenti Obama priti ish-presidentin Hosni Mubarak në 2009.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG