Lidhje

Takim Mattis - Erdogan në Ankara


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis u takua të mërkurën në Ankara me presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, si dhe me homologun e tij Nurettin Canikli.

Sipas njoftimeve presidenti Erdogan i ka shprehur zotit Mattis shqetësimin mbi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara i japin grupit militant kurd YPG.

Turqia është e shqetësuar nga mbështetja që Shtetet e Bashkuara u ofrojnë kurdëve të Sirisë të cilët po ndihmojnë në luftën kundër xhihadistëve të IS-isit në Sirinë veriore. Ankaraja i cilëson Njësitë e Mbrojtës së Popullit Kurd ose YPG-në, si organizatë terroriste, të lidhur me separatistët kurdë brenda Turqisë, të njohur si PKK. Turqia e ka bërë të qartë se nuk e mbështet vendimin amerikan për t’i dërguar armë kurdëve në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e kanë cilësuar grupin PKK si organizatë terroriste, por, në dallim nga Turqia, Uashingotni nuk e quan edhe grupin YPG si organizatë terroriste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG