Lidhje

Gara për kryetar bashkie në Nju Jork


Kandidati demokrat Bill de Blasio ka siguruar shumicën e votave në zgjedhjet paraprake për Kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut.

Pas numërimit të mbi 95 për qind e votave, de Blasio udhëheq garën me mbi 40 për qind, duke kaluar kufirin e nevojshëm për të shmangur balotazhin e mundshëm më 1 tetor me kandidatin tjetër demokrat, Bill Thompson, ish zyrtari më i lartë i qytetit për çështjet financiare. Bill Thompson ishte kandidati demokrat për garën për bashkinë e Nju Jorkut në vitin 2009.

Këtë herë, në zgjedhjet parprake Bill Thompson siguroi 26 për qind të votave. Rezultati përfundimtar i zgjedhjeve do të shpallet pas disa ditësh, ndërsa zyrtarët numërojnë dhjetra mijëra vota të hedhura në mungesë. De Blasio pritet të ndeshet në zgjedhjet e nëntorit me kandidatin republikan Joe Lhota, në garën ku do të përcaktohet pasuesi i kryetarit aktual të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.


Nëse de Blasio e ruan pozicionin e fituesit, ai do të ndeshet në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit me kandidatin republikan Joe Lhota, në garën ku do të përcaktohet pasuesi i kryetarit aktual të Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg.
XS
SM
MD
LG