Lidhje

Protestuesit djegin KZAZ-në e Bushatit


Një grup protestuesish hodhën bomba molotov të enjten mbrëma brenda Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve në shkollën e mesme bujqësore të Bushatit, duke djegur materialet e votimit të ardhura gjatë ditës për Bashkinë e Vau Dejës, sipas njoftimeve nga vendi i ngjarjes.

Digjet KZAZ në Bushat
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:39 0:00

Ngjarja ndodhi pas protestës së rreth 200 mbështetësve të opozitës përpara KZAZ-së, të cilët kundërshtojnë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.

Sipas policisë, gjatë protestës u plagosën 3 policë të komisariatit të Vau Dejës.

Në vendngjarje shkuan mjetet zjarrfikëse dhe ambulancat, ndërsa policia ndaloi 9 persona, të dyshuar për djegjen e KZAZ-së Bushat.

Partia Demokratike e dënoi ngjarjen, duke e quajtur "skenar kriminal të Edi Ramës për inkriminimin e opozitës dhe identifikimin e saj me dhunën që ka planifikuar vetë."

Partia Demokratike tha se shpreh keqardhje për policët e dëmtuar dhe i inkurajoi ata të bejnë publik çdo informacion qe zbulon ate qe ata e quajne "plan kriminal të Edi Ramës për përplasje civile."

Ky është rasti i dytë brenda pak ditesh i diegies së KZAZ-ve. Javën e kaluar, mbështetës te opozitës dogjën një nga tre KZAZ-të e Bashkisë Shkodër.

Bashkitë që drejtohen nga të djathtët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë zhvillimin e votimeve në mjediset që administrohen prej tyre.

Ata i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe policive vendore që të lirojnë këto mjedise pasi, sipas tyre, Presidenti Meta ka çdekretuar tashmë datën e zgjedhjeve dhe se çdo veprim tjetër është i paligjshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG