Lidhje

I jepet fund armëpushimit në Jemen


Koalicioni i udhëhequr prej Arabisë Saudite që lufton kundër rebelëve Huthi në Jemen, të cilët mbështeten prej Iranit, ka njoftuar dhënien fund të armëpushimit të shpallur muajin e kaluar. Armëpushimi ishte shkelur rregullisht nga të dyja palët.

Sipas Agjensisë Saudite të Lajmeve, koalicioni ka deklaruar se që sot armëpushimi nuk është më në fuqi, për shkak të sulmeve të vazhdueshme prej rebelëve.

Armëpushimi ishte arritur më 15 dhjetor, pas gati nëntë muajsh bombardimesh të koalicionit. Sidoqoftë, marrëveshja ishte shkelur rregullisht gati çdo ditë nga të dyja palët.

XS
SM
MD
LG