Lidhje

Mbipesha, problem i madh shëndetësor


Mbipesha, problem i madh shëndetësor
Mbipesha, problem i madh shëndetësor

Rastet e mbipeshës mes amerikanëve po shtohen. Një studim i ri tregon se gjatë vitit të kaluar mbipesha u rrit në 28 shtete. Por megjithatë, mes amerikanëve ekziston një vetëdije në rritje se mbipesha trupore është një problem i madh shëndetësor.

Në vitin 1980, 15 përqind e të rriturve amerikanë ishin mbi peshë. Sot, ky numër është dyfishuar. Shoqata për Shëndetin e Amerikës, një grup jofitimprurës, ka nxjerrë raportin e e saj të shtatë mbi mbipeshën në Amerikë.

Jeff Levi, një nga autorët e raportit thotë se në vitin1991, asnjë shtet nuk kishte një nivel mbipeshe mbi 20 për qind. Tani 38 shtete kanë mbi 25 përqind të banorëve të tyre mbi peshë.

Që nga viti i kaluar, katër shtete të tjerë njoftuan se niveli i mbipeshës kishte arritur më shumë se 30 për qind - që do të thotë se të paktën 30 për qind e banorëve të tyre janë mbi peshë.

Zoti Levi thotë se për këtë ka shumë shpjegime, por kryesorja është se njerëzit bëjnë një jetë më pak aktive.

Studimet tregojnë një lidhje mes të kohës që një person qëndron në kompjuter ose duke parë televizor dhe mbipeshës. Studime të tjera tregojnë për kaloritë e lartë të ushqimit të shpejtë. Por Levi thotë se ka edhe faktorë të tjerë. Ai mendon se mbipesha është shumë e lidhur me varfërinë.

Mos përfshirja në dietë e frutave të freskëta, perimeve, mishin dhe peshkun lidhen me çmimet e larta me të cilat ato shiten në treg. Kjo do të thotë njerëzit e varfër e kanë të vështirë për të blerë ushqim të shëndetshëm.

Zoti Levi thotë se njerëzit e varfër priren të jetojnë në lagje që janë më pak të sigurta, prandaj qëndrojnë në shtëpi dhe kanë më pak mundësi për aktivitet fizik. Pra, kombinimi i ushqimeve me kalori të larta dhe mundësitë e pakta për aktivite fizike, krijon epideminë e mbipeshës.

Jeff Levi vlerëson se administrata Obama, dhe Zonja e Parë Michelle Obama, për përpiqen për të ndryshuar këtë prirje. Zonja e Parë Michelle Obama thotë se mbipesha është kërcënim për fëmijët, familjet dhe të ardhmen e këtij kombi.

Vitin e kaluar, Administrata Obama u zotua për më shumë se 400 milionë dollarë për të ndihmuar në hapjen e më shumë dyqaneve ushqimore në lagje të varfëra. Mbipeshë do të thotë shpenzime më të shumta për kujdes shëndetësor. Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve njofton se shpenzimet që lidhen me mbipeshën arrijnë të paktën 147 milirardë dollarë në vit.

Kenneth Thorpe i Universitetit Emory parashikon që kjo shifër të rritet, ndërsa mbipesha tashmë është përcaktuar si faktor rreziku për shumë sëmundje si diabet, tension të lartë, sëmundje zemre dhe kancer. Ekspertë të politikës shëndetësore dhe mjekët shpresojnë se këto të dhëna do t'i ndihmojë njerëzit të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës.

XS
SM
MD
LG