Në Shqipëri, autoritetet shtetërore ndërhynë sot për të frenuar ndërtimin e një linje uji për një Fabrikë në Luginën e Vjosës, e cila nuk kishte marrë leje. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi dhe Ministrja e Sipërmarrjes Sonila Qato inspektuan zonën dhe deklaruan se nuk do të lejohej asnjë veprim në dëm të mjedisit dhe në shkelje të ligjeve. Ata përshëndetën veprimet e policisë për nisjen e hetimeve per rastin.
Facebook Forum