Reja e hirit vullkanik nga Islanda detyroi mbylljen e përkohshme të disa aeroporteve në Gjermani.
Autoritetet gjermane thanë se aeroportet në Berlin, Bremen dhe Hamburg u rihapën sot dhe po funksionojnë normalisht.
Ekspertët thanë se reja e hirit është pakësuar që nga dje kur mbërriti në Skoci dhe detyroi anulimin e qindra fluturimeve në hapësirën ajrore britanike. Reja pritet të lëvizë sot në lindje mbi Skandinavi, Hollandë dhe Gjermaninë veriore.
Metereologët në Islandë thanë se shpërthimi i vullkanit është ngadalësuar që kur filloi të shtunën.