Lidhje

McConnell, akuza presidentit Trump: Provokoi trazira


In this image from video, Senate Majority Leader Mitch McConnell of Ky., speaks as the Senate reconvenes after protesters stormed into the U.S. Capitol on Wednesday, Jan. 6, 2021.
In this image from video, Senate Majority Leader Mitch McConnell of Ky., speaks as the Senate reconvenes after protesters stormed into the U.S. Capitol on Wednesday, Jan. 6, 2021.

Udhëheqësi i shumicës republikane të senatit amerikan Mitch McConnell akuzoi të martën presidentin Donald Trump, për provokimin e trazirave të 6 janarit në Kapitol.

"Turma u ushqye me gënjeshtra. Ata u provokuan nga presidenti dhe njerëz të tjerë të fuqishëm," tha zoti McConnell në një fjalim në Senat.

Dhoma e Përfaqësuesve të mërkurën e kaluar ngriti për herë të dytë akuza në fillim të një procesi për shkarkimin e presidentit Trump. Senati ende nuk ka planifikuar datën e një gjyqi për të përcaktuar fajësinë ose jo të zotit Trump.

Zoti McConnell javën e kaluar tha se në gjyqin e Senatit ai do të dëgjonte argumentet e paraqitura përpara se të vendoste se si të votohej për akuzën e ngritur nga Dhoma e Përfaqësuesve: nxitjen e një rebelimi që rezultoi në rrethimin e Kapitolit.

Udhëheqësi i demokratëve të Senatit Chuck Schumer, i cili në ditët e ardhshme do të bëhet udhëheqës i shumicës së Senatit, tha në një fjalim në Senat se zoti Trump "është kërcënim për rendin tonë kushtetues pavarësisht nëse është në pushtet ose jo.”

Mandati i zotit Trump si president përfundon të mërkurën kur Presidenti i zgjedhur Joe Biden të bëjë betimin.

Zoti Schumer shtoi se nëse Trump shpallet fajtor, Senati do të votonte për ta ndaluar të kandidojë përsëri për president.

Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin në 6 janar, duke e vonuar me disa orë procesin e çertifikimit të fitores së zotit Biden në zgjedhjet e nëntorit dhe duke i detyruar ligjvënësit të kërkonin mbrojtje. Sulmi rezultoi në vdekjen e pesë personave, përfshirë një oficer të policisë së Kapitolit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG