Lidhje

Maqedoni: Protestë e gazetarëve


Shoqatat e gazetarëve në Maqedoni protestuan sot për shkak të lënies së përfaqësuesve të tyre jashtë bisedimeve ndërmjet katër partive kryesore, lidhur me projekt-ligjin për median. Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani u kërkoi katër partive që të shpjegojnë arsyet e mospërfshirjes së gazetarëve në çështjen që më së shumti u përket atyre.
Dhjetra gazetarë dhe punonjës të medias në Maqedoni përmes zhurmës së bilbilave shfaqën pakënaqësinë e tyre për mospërfilljen nga ana e drejtuesve politik. Protesta u zhvillua para ndërtesës ku mbahen zakonisht bisedimet e drejtuesve dhe grupeve të punës së katër partive më të mëdha politike në vend.
Opozita, si shqiptare edhe ajo maqedonase, ndërkohë janë shprehur se nuk kanë asgjë kundër nëse përfaqësues të medias përfshihen në bisedime; Ndërkaq, partitë në pushtet nuk kanë njoftuar qëndrimet e tyre.
XS
SM
MD
LG