Lidhje

Medvedev firmos ligjin që shton kopetencat për Shërbimin Federal të Sigurisë


Presidenti rus Dmitri Medvedev nënshkroi një ligj të ri që shton kopetencat për agjencinë më të madhe të sigurisë në vend.

Ligji i nënshkruar sot i jep Shërbimit Federal të Sigurisë, pasardhëses së KGB-së të periudhës sovjetike, autoritetin për të mbajtur në arrest ose për të paralajmëruar njerëzit që ajo beson se mund të kryejnë një krim.

Kritikët thonë se ligji i ri do të lejojë Shërbimin Federal të Sigurisë e njohur si FSB, që të frikësojë kritikët e qeverisë. Mbështetësit thonë se ligji i ri do të ndihmojë për të pakësuar krimin dhe për të shtuar vetëdijen rreth aktiviteteve të paligjshme. Në bazë rë ligjit të ri, të dyshuarit mund të gjobiten dhe të mbahen në burg deri në 15 ditë.

XS
SM
MD
LG