Lidhje

Medvedev flet për situatën në Siri


Kryeministri rus Dmitri Medvedev thotë se synimi i ushtrisë ruse në Siri është mbrojtja e interesave të veta kombëtare dhe mundja e Shtetit Islamik dhe jo mbajtja në fuqi e Presidentit Bashar al-Assad.

Në një intervistë që dha në kanalin televiziv Rossiya, zoti Medvedev tha se vetë populli sirian duhet të vendosë për udhëheqjen e tij, për sa kohë që nuk është ISIS-i.

Në një tjetër intervistë në televizionin shtetëror, kryeministri rus kritikoi Shtetet e Bashkuara, për refuzimin e zhvillimit të bisedimeve me Rusinë dhe Sirinë.

Presidenti Barack Obama pati thënë më parë se fushata ruse në Siri “nuk ka për të patur sukses, sepse ata po përpiqen të mbështesin një regjim, i cili në sytë e shumicës dërrmuese të popullit sirian nuk është i ligjshëm”.

XS
SM
MD
LG