Lidhje

Melania Trump viziton një spital pediatrik në Paris


Zonja e Parë e SHBA, Melania Trump, vizitoi sot spitalin më të madh pediatrik të Francës gjatë vizitës dy-ditore në këtë vend.

Spitali i madh Necker i themeluar në vitin 1778, është një nga më të vjetrit e Parisit. Në vitin 1987, artisti amerikan Keith Haring i dhuroi spitalit një skulpturë të madhe shumëngjyrëshe të quajtur "Kulla".

Kjo ishte vizita e parë që bëri zonja Trump pas mbërritjes në Francë me presidentin Donald Trump.

Ajo u prit nga zyrtarët e lartë të shëndetësisë të Parisit dhe më pas u takua me disa nga pacientët e vegjël të spitalit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG