Lidhje

Nuk tërhiqet akuza më serioze ndaj reshterit Manning


Koloneli Denise Lind, gjykatësi në çështjen e Bradley Manning, kundërshtoi një kërkesë nga avokatët mbrojtës për të tërhequr akuzën për ndihmë të armikut

Një gjykatë ushtarake amerikane refuzoi të tërheq akuzën më serioze kundër reshterit të ushtrisë i cili i dha informacione sekrete grupit WikiLeaks.


Koloneli Denise Lind, gjykatësi në çështjen e Bradley Manning, kundërshtoi një kërkesë nga avokatët mbrojtës për të tërhequr akuzën për ndihmë ndaj armikut. Në se shpallet fajëtor, Manning mund të përballet me burgim të përjetshëm.


Gjykatësi tha se 25 vjeçari Manning ndihmoi me vetëdije armikun me informacione zbulimi.


Manning ka pranuar t’i ketë dhënë faqes WikiLeaks, 700 mijë dokumenta sekrete, video dhe kabllo diplomatike të Departamentit të Shtetit. Ai kishte qasje ndaj materialeve si analist i zbulimit amerikan në Irak në vitin 2009 dhe 2010.


Manning ka pranuar fajësinë për disa akuza në lidhje me informacionet dhe përballet me gati 20 vjet burg për këto shkelje. Qeveria duke e akuzuar Manning për ndihmë ndaj armikut, pretendon se ai e dinte se duke nxjerr dokumentat për WikiLeaks ai do të ndihmonte militantët e al-Kaidës.

XS
SM
MD
LG