Lidhje

Merkel, luftë kundër anti-semitizimit


Kancelarja gjermane Angela Merkel u zotua për të luftuar antisemitizmin, në një fjalim që mbajti pas shtimit të sulmeve kundër hebrejve në Gjermani, gjatë konfliktit të kohëve të fundit në Gazë.

Zonja Merkel foli në një demonstratë me temë "Kurrë më urrejtje ndaj hebrejve", të organizuar para Portës së Brandenburg-ut në Berlin, ku theksoi se jeta e hebrejve është pjesë e identitetit dhe kulturës gjermane. Ajo tha se lufta kundër anti-semitizmit është një detyrë kombëtare dhe qytetare e Gjermanisë.

Zonja Merkel tha se kush sulmon dikë që vesh kapelen karakteristike të hebrejve, "na godet të gjithë ne". Ajo tha se ndjehet e lënduar kur dëgjon se prindërit hebrej venë në pikëpyetje në se mund t'i rrisin fëmijët e tyre në Gjermani. Ajo tha se dëshiron që hebrejtë të ndjehen të sigurtë në Gjermani.

XS
SM
MD
LG