Lidhje

Merkel viziton Aushvicin


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Kryeministri polak Mateusz Morawiecki duke vënë kurora tek "muri i vdekjes" në ish-kampin nazist të Aushvicit (Oswiecim, Poloni, 6 dhjetor 2019)

Angela Merkel bëri sot vizitën e parë si kancelare e Gjermanisë në Përmendoren e Aushvic-Birkenaut pas 14 vjetësh në këtë post, duke sjellë një donacion prej 60 milionë eurosh për të ndihmuar në ruajtjen e vendit ku nazistët kishin kampin më të madh të vdekjes.

Së bashku me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, zonja Merkel vizitoi krematoriumin e kampit ku digjeshin viktimat, si dhe kazermat prej tulle.

Gjatë mandatit të saj, zonja Merkel nuk i është shmangur pranimit të përgjegjësisë gjermane për mizoritë e Luftës së Dytë Botërore, por vizita e saj garanton se ajo ecën në gjurmët e dy ish kancelarëve para saj me vizitën në Auschwitz para se t’i mbarojë mandati.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG