Lidhje

Merkel pëson dëmtim të legenit


Kancelarja gjermane Angela Merkel ka përsuar dëmtim të legenit në një aksident me ski dhe po lëviz me ndihmën e patericave. Kjo e ka detyruar atë të anulojë disa vizita jashtë vendit dhe takime zyrtare.

Kancelarja Merkel është rrëzuar gjatë pushimeve të Krishtlindjes ndërsa bënte ski. Ajo që mendohej fillimisht të ishte një maviosje e rëndë, ishte në fakt një thyerje e pjesshme e legenit, që do të thotë se kancelarja duhet të ngadalësojë punën për tre javë dhe të punojë nga shtëpia kur të jetë e mundur, tha zëdhënësi Steffen Seibert.

“Kancelarja është sigurisht në gjendje të punojë dhe të komunikojë plotësisht'' tha zoti Seibert.

Zëdhënësi shtoi se aksidenti i zonjës Merkel ndodhi në një shpejtësi të ulët por nuk dha hollësi të tjera.

Kancelarja shtyu vizitën e saj në Varshavë të planifikuar për të mërkurën dhe nuk do të presë kryeministrin e ri të Luksemburgut, Xavier Bettel, të enjten.

Por ajo do të drejtojë një mbledhje kabineti të mërkurën që do të jetë takimi i parë i të gjithë ministrave në koaliconin e ri qeveritar me konservatorët e partisë së saj dhe social-demokratët e qëndrës së majtë, i cili u zyrtarizua muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG