Lidhje

Obama, thirrje Iranit gjatë mesazhit për Novruzin


Presidenti amerikan Barack Obama po i bën thirrje Iranit të shfrytëzojë mundësinë e ofruar në bisedimet bërthamore me fuqitë botërore për t’i dhënë fund izolimit ekonomik të vendit dhe të krijojë një marrëdhënie të re me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Obama foli për shpresat e tij në një mesazh drejtuar popullit dhe udhëheqësve të Iranit për të shënuar Vitin e Ri persian, Novruzin.

Ai tha se gatishmëria e Iranit për të arritur një marrëveshje të plotë mbi çështjen bërthamore do të ndihmojë për të kapërcyer vështirësitë ekonomike që iranianët kanë përjetuar vitet e fundit.

Presidenti tha se ekziston mundësia e marrëveshjes, nëse Irani merr "hapa kuptimplotë dhe të verifikueshëm" për të siguruar botën se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG