Lidhje

Messi mohon akuzat për evazion fiskal


Lionel Messi, pesë herë fitues i çmimit Lojtari Botëror në futboll ka mohuar të ketë patur njohuri se ishte i përfshirë në një skemë evazioni fiskal kur ka nënshkruar kontrata për të drejtat e imazhit.

Sulmuesi i Barcelonës u paraqit në gjyq sot përkrah të atit Jorge Horacio për të dëshmuar kundër akuzave për evasion fiskal.

Lionel dhe Jorge Horacio Messi akuzohen nga zyra spanjolle e taksave për mashtrim ndaj qeverisë që kap shumën 4.2 milon euro mes viteve 2007 dhe 2009.

Ata përballen me gati 22 muaj burg nëse shpallen fajtorë, megjithëse është e zakonshme në Spanjë që shkelësit e ligjit për krime jo të dhunshme të cilët dënohen më pak se dy vjet nuk e kryejnë dënimin në burg.

XS
SM
MD
LG