Lidhje

Fjalimi i Presidentit Meta para Asamblesë së Përgjithshme


Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta mbajti sot fjalimin para asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Zoti Meta përshëndeti marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë si një zhvillim pozitiv për stabilitetin e Ballkanit, që siç u shpreh ai, i ka të gjitha shanset të bëhet një marrëveshje historike.

Presidenti Meta mban fjalimin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:59 0:00

Presidenti Meta bëri thirrje sot gjatë fjalimit të tij në OKB për miratimin e referendumit të së djelës në Maqedoni për ndryshimin e emrit.

“Ne u kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, përfshirë udhëheqësit lokalë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për suksesin e referendumit të 30 shtatorit, duke mbështetur një votë në favor të marrëveshjes.”- tha zoti Meta.

Presidenti i Shqipërisë tha se në kushtet kur në Ballkan vazhdojnë proceset për paqen dhe integrimin, Shqipëria beson se çdo marrëveshje dy-palëshe e arritur mes vendeve ballkanike, kontribuon drejtpërdrejt tek paqja, siguria, qëndrueshmëria dhe zhvillimi ekonomik. Ai tha se marrëveshja e arritur kohët e fundit mes Greqisë dhe Maqedonisë, i ka të gjitha mundësitë të bëhet një arritje historike.

Zoti Meta tha se përkushtimi ndaj NATO-s dhe BE-së janë garancia më e mirë për të gjitha vendet dhe qytetarët e rajonit të Ballkanit. Ai tha se kushtet aktuale favorizojnë përparimin e mëtejshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së. Ai tha se është shumë e rëndësishme, që merrëveshja mes të dy vendeve të mishërojë energji pozitive, mbështetjen e vlerave europiane të bashkëjetesës dhe harmonisë ndëretnike.

“Është shumë e rëndësishmeqë kjo marrëveshje t’i qëndrojë larg historisë të së kaluarës dhe të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve të të dyja vendeve. Le të mbajmë parasysh të shkuarën hisotorike të Ballkanit, që ka të bëjë me ndryshime famëkeqe të kufijve, spastrimin etnik dhe zhvendosjet e dhunshme masive.”- tha zoti Meta.

Presidenti Meta tha se Shqipëria mirëpret çdo përpjekje të vendeve anëtare të OKB-së të vazhdojnë ta njohin shtetin e Kosovës dhe të mbështesin anëtarësimin e saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG