Lidhje

Tërmet i fuqishëm në Meksikë


Një tërmet i fuqishëm prej 8.1 shkallësh goditi bregdetin jugor të Meksikos, duke shembur shtëpitë në shtetin Chiapas, duke vrarë të paktën 58 veta. Autoritetet druajnë se numri i viktimave mund të rritet.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto, tha se tërmeti ishte aq i fuqishëm - më i fuqishmi që ka para Meksiko dhe ai dridhi edhe ndërtesat në kryeqytet, më shumë se një mijë kilometra larg. Banorët dolën nga ndërtesat, shumë syresh në pizhame e të frikësuar. Disa lagje mbetën në errësirë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.

"Shtëpia tundej si një çamçakëz dhe dritat e interneti ikën", tha Rodrigo Soberanes, që jeton afër San Cristobal de las Casas në Chiapas, një zonë e varfër e populluar nga indigjenët.

Ekspertët amerikanë thanë se tërmeti goditi rreth 165 kilometra në perëndim të Tapachulas në Chiapas, jo larg Guatemalas. Ai kishte një thellësi prej 69.7 kilometrash.

Në Guatemala, presidenti Jimmy Morales, foli në televizionin kombëtar duke bërë thirrje për qetësi.

“Kemi raporte për disa dëme dhe vdekjen e një personi, por ende nuk dimë hollësi" tha ai, dukë nënvizuar së raportimet e pakonfirmuara flasin për një të vdekur në San Marcos, afër kufirit me Meksikon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG