Lidhje

Pas tërmetit, kërkime të ethshme në Meksikë


Ekipet e shpëtimit në Meksikë po kërkojnë mes rrënojave për të mbijetuar pasi një tërmet me fuqi 7.1 ballë tronditi Qytetin e Meksikos. Autoritetet thonë se mbi 200 vetë u vranë, ndërkohë që numri i viktimave vazhdon të rritet:

Ekipet e specializuara po kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura. Epiqendra e tërmetit ishte Puebla, që ndodhet 123 km në juglindje të Qytetit të Meksikos, ku ata që kanë dalë pa dëme fizike shprehen të tronditur e të trembur:

“Njerëzit janë shumë të ngarkuar emocionalisht, disa qajnë, të tjerë thërrasin. Kam parë njerëz të shtrirë në tokë nga tronditja që i paralizon,” thotë një banor.

“Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë më pas, ndoshta do të ketë pasgoditje në mes të natës. Më mirë të largohemi për 2-3 ditë, derisa të stabilizohet gjendja,” thotë një tjetër banor.

Presidenti Enrique Pena Nieto tha se të paktën 38 ndërtesa ishin shembur nga dridhjet sizmike. Dy javë më parë një tjetër tërmet la 90 të vdekur në jug të Meksikës. Agjencia amerikane e regjistrimit të tërmeteve tha se këto dy tërmete nuk duket se kanë lidhje me të njëjtin aktivitet sizmik.

Presidenti Nieto, vizitoi një shkollë të rrënuar, njëra prej një duzine ndërtesash që u shkatërruan nga tërmeti.

Mediet lokale raportuan për shkatërrime në shkallë të gjerë dhe zjarre ne gjithandej Meksiko Sitit, një nga zonat më të populluar në botë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në rrjetin twitter; "Zoti i bekoftë qytetarët në Mexico City. Jemi me ju dhe do të jemi aty për ju".

Autoritetet meksikane pezulluan fluturimet në aeroportin ndërkombëtarë dhe mbyllën shkollat.

Tërmeti goditi pak orë pasi shumë njerëz morën pjesë në stërvitjet për mbrojtje nga tërmeti, në përvjetorin e tërmetit që vrau mijëra njerëz në Mexico City në vitin 1985.

Vetëm 12 ditë më parë një tërmet në jug të Meksikës shkaktoi 98 të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG