Lidhje

Meksikë: tërmeti i së shtunës merr jetën e dy personave


Një tërmet i fuqishëm goditi Meksikën të shtunën, duke vrarë të paktën dy njerëz dhe duke shkaktuar alarme të reja në një vend që përpiqet të rimëkëmbet nga dy tërmetet e fundit që vranë së bashku rreth 400 njerëz. Tërmeti goditi qytetin jugor të Oaksakës, por u ndje edhe në kryeqytetin Mexico City.

Instituti Amerikan i Gjeologjisë tha se tërmeti i ri kishte një forcë prej 6.1 ballësh dhe ishte përqendruar në shtetin jugor të Oaksakës, rreth 360 kilometra në juglindje të kryeqytetit Mexico City, banorët e të cili ende po merren me dëmin që shkaktoi tërmeti i së martës, që vrau të paktën 300 persona.

Zyrtarët thanë se tërmeti i së shtunës ishte ndjerë edhe në Mexico City, duke shkaktuar dëmtime në ndërtesat e kryeqytetit.

Agjencia meksikane për menaxhimin e fatkeqësive natyrore tha se tërmeti i së shtunës është një tronditje që pason tërmetin 8.1 ballësh që goditi bregun jugor të Meksikës më 7 shtator, duke vrarë gati 100 vetë. Punëtorët e shpëtimit të shtunën vazhduan të kërkojnë për të mbijetuar nëpër rrënojat e shkaktuara nga tërmeti i së martës, por i pezulluan për pak kohë përpjekjet, për shkak të tërmetits, sipas agjencisë së mbrojtjes civile të Meksikës.

Punëtorët meksikanë të shpëtimit, të mbështetur nga ekipe nga e gjithë bota, duke përfshirë Izraelin, Japoninë dhe Shtetet e Bashkuara, kanë shpëtuar të paktën 60 njerëz në Mexico City dhe qytetet përreth.

Të enjten, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillimin Ndërkombëtar USAID dërgoi një ekip prej më shumë se 60 punëtorë ndihmash dhe mjete e pajisje mjekësore në Mexico City.

Ndërsa zyrtarët mbeten të fokusuar në kërkimin e të mbijetuarve dhe përkujdesjen për të plagosurit pas fatkeqësisë së martës, të prekurit nga tërmeti janë të pasigurt se çfarë do të ndodhë.

Rreth 2,000 shtëpi u dëmtuan nga tërmeti. Shumë prej tyre janë të pabanueshme, duke i lënë banorët të pastrehë.

Meksika ka ngritur 50 strehimore për të mbijetuarit, por disa njerëz po zgjedhin të flenë në rrugë, për shkak të frikës për pasgoditje të tjera.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG