Lidhje

Meksikë: vazhdojnë përpjekjet e shpëtimit pas tërmetit


Në Meksikë, edhe sot kanë vazhduar përpjekjet e shpëtimit në jug të vendit, pas tërmetit masiv që goditi rajonin të enjten në mbrëmje. Tërmeti shkaktoi të paktën 61 të vrarë. Autoritetet në qytetin Oaksaka thonë se numri i të vdekurve ka mundësi që të rritet.

Presidenti meksikan Enrique Pena Nieto tha tërmeti ishte më i fuqishëm se një tërmet i vitit 1985 që goditi vendin, duke shkaktuar mijëra të vrarë. Ai deklaroi tre ditë zie kombëtare dhe premtoi për ndihmën e qeverisë në rindërtimin e zonave të dëmtuara.

Tërmeti prej 8.2 ballësh goditi brigjet jugore meksikane në Oqeanin Paqësor, rreth 100 kilometra larg qytetit Tonala. Ky ishte tërmeti më i fuqishëm që ka goditur Meksikën në 100 vjet.

Tërmeti shkaktoi një cunami me dallgë i metër të larta, por nuk ka patur njoftime për dëme të shkatuara nga cunami, sipas njoftimit të Qendrës së Paralajmërimit për Cunami të Paqësorit.

Tërmeti u ndje deri larg, në kryeqytetin Meksiko dhe qytetin e Guatemalës. Banorët e kryeqytetit meksikan dolën të alarmuar nëpër rrugë gjatë natës, nga frika e rrëzimit të ndërtesave. Aq i fortë ishte tërmeti, tronditjet e të cilit u ndjenë në një rreze të madhe larg qendrës së goditjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG