Lidhje

Një familje refugjate rohinga kthehet në Mianmar


Mianmari thotë se ka mundësuar kthimin në atdhe të familjes së parë refugjate të grupit etnik rohinga.

Organizatat për të drejtat e njeriut thonë se ky ishte një akt publiciteti, pasi në Mianmar nuk janë përmirësuar kushtet e sigurisë për rohingat.

Autoritetet në Mianmar thanë përmes një deklarate se një familje me pesë pjesëtarë ka përfunduar procesin e kthimit dhe është vendosur përkohësisht në banesën e të afërmve në qytetin Maungdaw, pranë kufirit me Bangladeshin.

Sipas deklaratës, familja kishte marrë një kartë kombëtare identifikimi. Megjithatë karta nuk i identifikon këta pesë individë si shtetas të Mianmarit.

Udhëheqësit e komunitetit rohinga janë shprehur kundër kartave të identititetit duke kërkuar të drejta të plota si dhe njohjen e shtetësisë për këtë grup etnik, që prej shekujsh ndeshet me persekutim në Mianmar.

Mbi 700 mijë rohinga, të cilët i përkasin besimit mysliman, u larguan nga Mianmari me shumicë budiste, për të kërkuar strehim në Bangladeshin fqinj pas raprezaljeve dhe keqtrajtimeve sistematike për të cilat komuniteti ndërkombëtar fajëson autoritetet dhe ushtrinë e Mianmarit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG