Lidhje

Të paktën 12 të vrarë nga fundosja e një anieje në Mianmar


Të paktën 12 pjesëtarë të komunitetit mysliman Rohinga humbën jetën dje, kur anija e tyre u përmbys gjatë përpjekjeve të tyre për t’u larguar nga dhuna në Mianmar. Ata po shkonin në drejtim të vendit fqinj, Bangladeshit, kur anija e tyre e mbushur me njerëz u fundos në lumin Naf.

"Ishim rreth 20-60 njerëz, duke përfshirë fëmijë. Kemi pritur 10 ditë në breg të lumit. Anija arriti dhe në orën gjashtë të mbrëmjes ne filluam udhëtimin. Pas një orë udhëtimi, pra në orën shtatë, anija u fundos dhe familja ime vdiq", thotë Sayed Hassan, pjesëtar i komunitetit mylsliman rohinga në Mianmar.

Anija u fundos në lumin Naf që ndan Mianmarin dhe Bangladeshin.

Një zyrtar i kufirit në Bangladesh i tha agjencisë franceze të lajmeve se 12 viktimat përfshinin "10 fëmijë, një grua të moshuar dhe një burrë". Ai spekulloi se pasi anija u fundos pranë Mianmarit, disa nga pasagjerët e saj mund të kenë notuar drejt bregut të lumit nga ku kishin nisur udhëtimin.

Zyrtarët nuk e dinë se sa njerëz ishin në anije kur ajo u fundos, por këto anije me refugjatë shpesh janë të mbipopulluara.

Më shumë se 500 mijë njërëz të komunitetit mysliman rohinga kanë ikur nga shteti Rakhina i Mianmarit në Bangladeshin fqinj që nga fundi i gushtit.

Analistët dhe grupet e të drejtave të njeriut thonë se që kur militantët rohinga sulmuan forcat e sigurisë në Mianmar në gusht, ushtria ka filluar një fushatë brutale, duke djegur fshatra dhe duke vrarë gra dhe fëmijë, ndërkohë që ata po largoheshin nga shtëpitë e tyre.

OKB thotë se fushata ushtarake mund të përbëjë "spastrim etnik".

Udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka dënuar shkeljet e të drejtave të njeriut në shtetin perëndimor Rakhine të vendit të saj, por ajo është ndeshur me kritika të forta ndërkombëtare për mungesë të një reagimi të fortë ndaj situatës në këtë rajon.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG