Lidhje

Hakerët postojnë fotografinë dhe pasaportën e zonjës Obama


Michelle Obama
Michelle Obama

Imazhi i një kopjeje të skanuar të passaportës së Zonjës së Parë, Michelle Obama, është shfaqur nga faqen e internetit të hakerëve, të quajtur DC Leaks.

Aty janë publikuar edhe email-e personale të një anëtari të stafit të Shtëpisë së Bardhë që ka punuar në fushatën presidenciale të zonjës Hillary Clinton.

Dokumentat e nxjerra nuk janë verifikuar ende, por zyrtarë të administratës Obama thanë dje se ishin në dijeni të çështjes dhe se po e shqyrtonin më tej.

Këto të dhëna janë pjesë e një grupi email-esh të periudhës shkurt 2015 – korrik 2016, të cilat mendohet se janë marrë nga llogaria Gmail e një prej anëtarëve të stafit të Shtëpisë së Bardhë, që mbulonte aspektet logjistike të udhëtimeve zyrtare. Ndër to është edhe fotografia dhe faqja e parë e pasaportës së zonjës Obama.

Në po këtë faqe interneti u publikuan rishtazi email-et private të ish-Sekretarit të Shtetit, Colin Powell, ku ai shprehte mospëlqimin për zonjën Clinton dhe rivalin e saj republikan, zotin Trump. Zoti Powell ka konfirmuar se email-et janë autentikë.

Faqja DC Leaks thotë se objektivi i saj është nxjerrja në dritë e keqpërdorimit të pushtetit politik, por ka akuza se ky është një portal për hakerët e lidhur me shërbimet e zbulimit të Rusisë.

XS
SM
MD
LG