Lidhje

Mbyten 15 migrues në brigjet e Greqisë


Detarët grek thanë se kanë gjetur të premten trupat e të paktën 15 personave në dy barka të mbytura afër ishujve grek, në atë që duket si një valë e pafund migruesish që vazhdojnë të lundrojnë në ujërat e trazuara të dimrit për të kërkuar strehim në Evropë.

Aktualisht po bëhen kërkime për migrues të tjerë që mund të jenë të zhdukur.

Roja bregdetare tha se 41 veta arritën të dalin në breg, pasi që barka e tyre u fundos në afërsi të ishullit të vogël Farmakonissi në lindje të detit Egje. Shtatë trupa janë zbuluar.

Në një tjetër incident, 26 veta mbijetuan pas përmbytjes së barkës së tyre afër ishullit Kalolimnos. Autoritetet thanë se kanë gjetur tetë trupa të pajetë.

Organizata Ndërkombëtare e Migrimit (IOM), tha më herët gjatë javës se që nga fillimi i vitit 2016, 31 mijë e 244 migrues dhe refugjatë kanë arrritur ne Greqi nëpër rrugët detare.

Organizata tha se numri është shumë herë më i lartë se sa ai prej 1 mijë e 472 perosnave sa ishin regjistruar nga Roja Bregdetare greke gjatë gjithë janarit të vitit 2015.

IOM tha se numri i atyre që hyjnë në Greqi nga deti, mund të tejkalojë rekordin prej 853 mijë e 650 migruesve që hynë në Greqi gjatë vitit të kaluar.

Agjencia tha se 48 për qind e migruesve janë sirianë, 29 për qind afgane, 12 për qind irakianë, 3 për qind pakistanezë dhe 2 për qind iranianë. Në mesin e migruesve ka edhe algjerian, egjipitanë, libanezë e marokenë si dhe migrues nga Eritrea e Bangladeshi.

Të enjten 12 refugjatë humbën jetën pranë brigjeve të Turqisë, pasi anija e tyre u përmbys nga nje studi gjatë rrugës për në ishujt grek.

Roja bregdetare turke tha se 26 refugjatë të tjerë u shpëtuan pranë brigjeve të Izmirit.

Agjencia turke e lajmeve Dogan njoftoi se roja bregdetare gjeti trupat e të paktën pesë fëmijëve të mbytur. Videot e agjencisë tregojnë trupat e viktimave të mbështjella me qese dhe të rreshtuara pranë detit.

Forcat e sigurisë ndaluan dy persona për trafik me njerëz, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Roja bregdetare tha se rreth 40 refugjatë kanë vdekur këtë vit pranë brigjeve të Turqisë, në përpjekje për të kaluar detin drejt Greqisë.

XS
SM
MD
LG