Lidhje

Shqipëria dhe Irlanda marrin imigrantët e bllokuar në anije


Peshkopë katolikë, Shqipëria dhe Irlanda kanë rënë dakord që të marrin 140 imigrantë të bllokuar në bordin e një anije të rojes bregdetare italiane, bëri të ditur Kryeministri Giuseppe Conte.

Imigrantpët u pritën nga Kryqi i Kuq italian në bashkëpunim me shoqata të tjera ndërsa u identifikuan nga policia para se të niseshin drejt një qendre pritëse në Messina, njofton agjencia italiane e lajmeve, ANSA. Pjesa dërrmuese e imigrantëve ishin nga Eritrea.

Autoritetet lejuan zbarkimin nga anija, e bllokuar me 16 gusht, të 50 individëve përfshi të miturit dhe të sëmurët, ndërsa kërkohej zgjidhje për 140 migrantët e tjerë në bord.

Duke njoftuar dhënine fund të situatës me azil-kërkuesit, Kryeministri Conte e bëri të qartë se Italia mund të kundërpërgjigjej ndaj mungesës së solidaritetit të Bashkimit Evropian në përgjithësi duke refuzuar të miratojë buxhetin disa vjeçar të bllokut vitin që vjen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG