Lidhje

Mijëra njerëz marshojnë pro unitetit në Barcelonë


Mijëra spanjollë pro bashkimit marshuan sot në Barcelonë në shenjë mbështetjeje për një organizatë që vë në lojë lëvizjen separatiste të Katalonjës.

Grupi, i quajtur “Platforma për Tabarnian”, bën thirrje përqeshëse për shkëputjen e Barcelonës dhe Tarragonës nga rajoni Katalonia, duke mundësuar kështu qëndrimin e këtyre qyteteve me Spanjën, ndërsa pjesa tjetër e rajonit bën thirrje për pavarësi.

Me slloganin “shakaja mbaroi – rroftë Tabarnia”, rreth 15 mijë spanjollë pro bashkimit valëvitën në rrugët e Barcelonës flamujt e Spanjës dhe të rajonit të sajuar të Tabarnias.

Duke marrë shtysë nga slogani në favor të pavarësisë “Katalonia nuk është Spanjë”, grupi gjithashtu përdori sloganin “Barcelona nuk është Katalonjë”.

Katalonia është përfshirë nga paqëndrueshmëria politike që nga përpjekja në muajin shtator për t’u shkëputur nga Spanja. Pas zgjedhjeve të dhjetorit, partitë pro pavarësisë ruajtën një shumicë të vogël në rajon, por udhëheqësi kryesor Carles Puigdemont mbetet azilant në Bruksel, ndërsa disa ish-udhëheqës të tjerë janë në burg.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG