Lidhje

Kryeministri kroat mbështet Shqipërinë


Në Tiranë kryeministri kroat Zoran Milanovic tha sot se Shqipëria meriton të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin europian. Keto komente kryeministri kroat i bëri gjatë një konference shtypi me homologun shqiptar Edi Rama, në përfundim të takimit dy palësh mes tyre. Kroacia ishte ndër tetë vendet e Bashkimit europian të cilat kërkuan publikisht dhënien e statusit për Shqipërinë që në dhjetor.
Kryeministri kroat mbështet Shqipërinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:17 0:00

Kryeministri Edi Rama nga ana e tij u shpreh i bindur se vendi ndodhet shumë pranën këtij objektivi dhe se “Shqipërisë i duhet dhënë një orë e më parë kjo mundësi”. Shtyrja e dhënies së Statusit për në qershor u pret më zhgënjim në Tiranë dhe qeveria shqiptare foli edhe për ndikim të forcave ekstremiste që janë kundër zgjerimit e që po marrin peshë në disa vende të BE-së.
Sipas kryeministrit kroat “Shqipëria shihet si shtet i cili ende në rrugën e tij drejt Evropës ballafaqohet me pengesa të caktuara, ku disa prej tyre janë subjektive, që Shqipëria duhet t’i ndryshojë, por disa janë jo korrekte ndaj Shqipërisë”, u shpreh ai duke shtuar se “politika evropiane në disa shtete që janë shumë demokratike shpesh është nën presion të paragjykimeve ndaj disa etnive dhe rajoneve”, deklaroi kryeministri kroat.
XS
SM
MD
LG