Lidhje

Miliona njerëz në mbarë botën festojnë Ditën e Tokës


Miliona njerëz në mbarë botën festojnë Ditën e Tokës
Miliona njerëz në mbarë botën festojnë Ditën e Tokës

Miliona njerëz në mbarë botën po festojnë Ditën e Tokës, duke premtuar angazhim në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Ky është përvjetori i 41-të i Ditës së Tokës, që festohet në Shtetet e Bashkuara pas rrjedhjes katastrofale të naftës në brigjet përëndimore të vendit. Në forma të ndryshme Dita e Tokës festohet në afërsisht 200 vende. Këtë vit organizatorët e Ditës së Tokës i kanë bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të premtojnë për masa në përmirësimin e mjedisit në planetin tonë. Sipas organizatorëve, sot më shumë se 100 milionë njerëz kanë premtuar se do të angazhohen në përmirësimin e mjedisit. Premtimet përfshijnë plane të individëve për pakësimin e përdorimit të subsancave toksike, përdorimin e llampave fluoroshente në shtëpi, përdorimin e trasportit publik dhe ngrenien e ushqimeve të kultivuara nga fermerët lokale. Presidenti amerikan Barak Obama ka thënë se kjo ditë është një mundësi për amerikanët që ata të tregojnë angazhimin e vendit në ruajtjen e mjedisit dhe vazhdimin e rolit udhëheqës të Amerikës në perballimin e sfidave globale të mjedisit.

XS
SM
MD
LG