Lidhje

I dyshuari për sulmin e Bengazit del para gjykatës federale


Një ekstremist që akuzohet të ketë qenë i përfshirë në sulmin vdekjeprurës të vitit 2012 ndaj konsullatës amerikane në Bengazi të Libisë, doli për herë të parë para një gjykate federale në Uashington, e cila vendosi që ai të mbahet i ndaluar deri kur të zhvillohet seanca paraprake të enjten.

Mustafa al-Iman, një shtetas libian, po përballet me akuza për “vrasjen e një personi gjatë një sulmi ndaj një objekti federal” dhe për “mbështetje material të terroristëve që shkaktoi si rezultat vdekje”.

Akuzat kanë të bëjnë me sulmin e 11 shtatorit 2012 ndaj kompleksit diplomati në Bengazi nga ekstremistët islamikë që shkaktuan vdekjen e ambasadorit amerikan Christopher Stevens dhe tre amerikanëve të tjerë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG