Lidhje

Ministri Bode: Qeveria shqiptare ka marrë masa për të minimizuar efektet e krizës botërore


Ministri Bode: Qeveria shqiptare ka marrë masa për të minimizuar efektet e krizës botërore
Ministri Bode: Qeveria shqiptare ka marrë masa për të minimizuar efektet e krizës botërore

Në Shqipëri ministri i Financave Ridvan Bode tha sot se qeveria ka marrë të gjitha masat për të minimizuar efektet krizës globale dhe të zhvillimeve në rajon, mbi ekonominë e vendit.

Komentet e zotit Bode erdhën si një përgjigje ndaj paralajmërimeve të Fondit Monetar në një raport të tijin mbi ekonominë shqiptare.

Sipas ministrit Bode edhe projektbuxheti për vitin e ardhshëm, merr në konsideratë situatën e presionit dhe rrisqet nga zhvillimet në rajon.

Fondi Monetar vlerësonte se Shqipëria kërcënohet nga situata në Itali dhe Greqi si dy partnerët e saj kryesorë tregtar por edhe me lidhje të fortë të tregut të punës dhe sistemit bankar i cili rrezikon të infektohet.

Por ministri Bode u shpreh se bankat në Shqipëri janë të mirëkapitalizuara dhe në gjendje të shëndoshë financiare.

Fondi monetar vlerësonte se Shqipëria duhet të konsiderojë si përparësi edhe cështjen e borxhit dhe displininimin e financave publike.

Ministri i Financave tha se në vend është rikthyer deficiti i ulët dhe se mbajtja nën kontroll e borxhit tregon kujdeisn për të ruajtur stabilitetin makroekonomik të vendit

XS
SM
MD
LG