Lidhje

Ministri i jashtëm italian dhe ai grek vizitojnë Shqipërinë


Ministri i jashtëm italian dhe ai grek vizitojnë Shqipërinë
Ministri i jashtëm italian dhe ai grek vizitojnë Shqipërinë

Në Tiranë Ministri i Jashtëm italian Franco Frattini dhe ai grek Stavros Lambrinidis deklaruan sot se Shqiperisë i duhet një pakt politik kombëtar për Europën.

Dy ministrat e jashtëm ishin sot në kryeqytetin shqiptar në një mision të koordinuar me Bashkimin europian për të dhënë një shtysë dialogut politik dhe përparimit të vendit drejt integrimit europian.

Ndërsa rikonfirmuan mbështetjen ndaj Shqipërisë ata u shprehën se duhet që të punohet me shpejtësi për plotësimin e objektivave të përcaktuara nga Brukseli, por duke saktësuar se nuk mund të jepnin garanci për vlerësimin që komisioni europian pritet të japë më 12 tetor kur do të publikojë opinionin e tij për Shqipërinë

XS
SM
MD
LG