Lidhje

Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar në Tiranë për krizën politike


Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar në Tiranë për krizën politike
Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar në Tiranë për krizën politike

Ministri i Jashtëm slloven Samuel Zhbogar tha sot në Tiranë, ku ai shkoi për të biseduar me përfaqësuesit më të lartë shtetëror dhe politikë të vendit, se “dialogu është receta më e mirë” për zgjidhjen e situatës së krijuar pas përplasjeve të dhunshme të 21 janarit.

Ministri i jashtëm slloven tha se ai kishte kërkuar edhe mbledhjen e këshillit të ministrave të Bashkimit europian që Brukseli të shohë mënyrat për t’u përfshirë dhe se cfarë mund të bëjë për të zgjidhur ngërcin politik në Shqipëri. Shqipëria, saktësoi më tej ai, është në oborrin e Bashkimit europian dhe cfar ndodh këtu është dicka që ka ndodhur brenda Bashkimit europian, tha ministri Zhbogar duke nënvizuar se “cdokush ka të drejtën për të protestuar por askush nuk ka të drejtë të përdorë dhunën”.

Për situatën e krijuar nesër në Tiranë, pritet vizita e dytë e zotit Miroslav Lajcak, të dërguarit të përfaqësueses së lartë të Bashkimit europian për politikën e jashtme dhe sigurinë Catherine Ashton. Misioni i tj nuk është ai i ndërmjetësimit, por të nxisë forcat politike që t’i rikthehen dialogut politik, një objektiv që ngjan shumë i largët nisur nga qëndrimet thellësisht të skajshme mes palëve.

XS
SM
MD
LG