Lidhje

Miratohet ekstradimi nga Britania i klerikut mysliman radikal Abu Hamza


Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi në favor të ekstradimit nga Britania të klerikut mysliman radikal Abu Hamza dhe katër personave të tjerë të dyshuar për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara.

Gjykata deklaroi se as kushtet në burgun amerikan, ku ata mund të dërgohen dhe as kohëzgjatja e dënimeve me të cilët ata përballen nuk shkel ligjin evropian që ndalon trajtimin çnjerëzor ose poshtërues.

Të dyshuarit mund ta apelojnë vendimin dhe gjykata tha se ata nuk duhet të ekstradohen nëse vendimi nuk ka marrë formë të prerë.

Abu Hamza me origjinë egjiptiane është duke vuajtur një dënim me shtatë vjet burg në Britani sepse ka nxitur pasuesit e tij që të sulmojnë jo-muslimanët.

Ai kërkohet në Shtetet e Bashkuara për një sërë akuzash, mes të tjerash për krijimin e një kampi stërvitjeje të tipit al-Qaida në shtetin veriperëndimor të Oregonit.

XS
SM
MD
LG