Lidhje

Rrëzohet avioni ushtarak amerikan - 16 të vrarë


Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi rrëzimin e një avioni ushtarak në shtetin jugor të Misisipit, si pasojë e të cilit u vranë të paktën 16 persona.

Incidenti ndodhi të hënën dhe sipas një zyrtari të menaxhimit të emergjencave trupat u gjetën në vendngjarje.

Zyrtarët nuk ka dhënë detaje se nga ishte nisur avioni, apo për ku po udhëtonte. Ai u rrëzua në një fushë rreth 150 kilometra në veri të kryeqytetit të Misisipit, Xhekson.

Ende nuk është bërë i qartë shkaku i rrëzimit.

Zëdhënësja e trupave të marinës Sarah Burns tha vetëm se “ka ndodhur një incident” me avionin e tipit KC-130.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG