Lidhje

Mjekët sirianë i dërgojnë letër Presidentit Obama


Një grup mjekësh në qytetin e shkatërruar Aleppo të Sirisë veriore, i ka dërguar një letër Presidentit Barak Obama, të cilit i lutet të ndërmarrë veprime për të ndalur sulmet kundër civilëve.

Aleppo ishte qyteti i dytë më i madh i Sirisë, kur shpërtheu lufta civile pesë vjet më parë dhe mbetet i bllokuar në betejën për kontroll mes kryengritësve dhe forcave pro-qeveritare.

Luftimet kanë përfshirë sulme të shumta ndaj objekteve spitalore dhe mjekët paralajmërojnë se kjo mund të eliminojë plotësisht shërbimet shëndetësore në qytet brenda një muaji, nëse luftimet vazhdojnë me të njëjtin ritëm.

Bllokada e Aleppos ka lënë shumë njerëz pa ushqime dhe ndihmë mjekësore. Kombet e Bashkuara janë përpjekur të koordinojnë dërgimin e ndihmave por janë penguar nga vazhdimi i luftimeve.

XS
SM
MD
LG