Lidhje

Argumentet përmbyllëse në gjyqin kundër Mlladiç


Ish-komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjes, Ratko Mlladiç është sot përsëri në Hagë, ndërkohë që procesi i gjykimit të tij për gjenocid dhe krime lufte në konfliktin e viteve 90 po shkon drejt mbylljes.

Më shumë se katër vjet pas hapjes së gjyqit të Mlladiçit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë, prokurorët do të japin gjatë tri ditëve argumentet e mbylljes dhe ka të ngjarë të kërkojnë një afat të gjatë burgimi.

74-vjeçari Mlladiç i ka mohuar të 11 akuzat, duke përfshirë dy për gjenocid, si dhe për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për rolin e tij në konfliktin e Bosnjes.

Ai është akuzuar kryesisht se ka qenë mes organizatorëve kryesorë të bllokadës së Sarajevës që zgjati 44 muaj dhe la 10 mijë të vdekur, duke i terrorizuar banorët me bombardime dhe me snajperë.

Mlladiç akuzohet edhe për rolin në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, kur 8,000 burra dhe djem muslimanë u rrethuan dhe u vranë nga forcat e tij.

XS
SM
MD
LG