Lidhje

Moldavia mes korrupsionit dhe ëndërrës europiane


Skandalet e korrupsionit kanë njollosur udhëheqjen pro-evropiane të Moldavisë dhe kanë shtuar mbështetjen për partitë pro-ruse të cilat argumentojnë se lidhjet më të ngushta me aleaten e periudhës sovjetike, Moskën, janë një zgjedhje më e mirë. Ndërsa mbështetja publike për drejtimin evropian mbetet e fortë, një krizë demografike po del në horizont ndërsa shumë të rinj moldavë përfitojnë nga udhëtimet pa viza drejt Evropës, duke kërkuar shanse më të mira.

Partitë pro-ruse në Moldavi thonë se Perëndimi mbështeti për vite të tëra qeveritarë të korruptuar pro-evropianë. Ata argumentojnë se qasja ndaj Moskës është drejtimi i duhur.

Igor Dodon është me Partinë Socialiste.

“Interesi strategjik i Moldavisë është zgjidhja e problemeve ekonomike dhe integriteti kombëtar. Ky objektiv mund të arrihet vetem me partneritetin strategjik me Federatën Ruse.”

Në një bisedë me Zërin e Amerikës, kryeministri i Moldavisë Pavel Filip e pranon se politikanët e korruptuar e kanë njollosur integrimin evropian.

“Fatkeqësisht, rruga evropiane u shfrytëzua nga disa politikanë dhe kështu sot jemi në një situatë për të rifituar besimin e partnerëve tanë të jashtëm përmes veprimeve.”

Por ai është kundër afrimit me Rusinë.

Moldavia ka bërë zgjedhjen e saj me nënshkrimin e marrëveshjes për Asociacioinin Evropian. Rruga e Moldavisë për zhvillimin ekonomik përputhet më mirë me Bashkimin Evropian.”

Madje, edhe partitë politike që pajtohen se sistemi i Moldavisë është i kalbur thonë se Evropa është e ardhmja e vendit të tyre.

Andrei Nastase është me Partinë për Dinjitet dhe të Vërtetën.

“Nga pikpamja politike, partitë pro-ruse përfitojnë duke diskretituar idenë e integrimit evropian nga partitë aktuale të ashtëquajtura pro-evropiane.”

Por udhëtimi pa viza në Evropë ka sfiduar nxitjen e të rinjve moldovas, që përfaqësojnë të ardhmen e vendit, që të qëndrojnë në vendin e tyre. Alexandrina Robu është me Shoqatën e Biznesmenëve të Rinj Evropian në Moldavi.

“Sepse jemi ende në procesin e zhvillimit dhe ndërtimit të demokracisë dhe tregut të lirë dhe gjithçkaje tjetër. Ndaj është e vështirë. Por askush nuk mund ta ndërtojë vendin tonë përveçse se ne.”

Sipërmarrësit e rinj në Moldavi thonë se zbatimi i ligjeve evropiane dhe standateve do të ndihmonte të ndryshimin e rrjedhjes së trurit ndërsa ndryshimi i pushtetarëve do të ishte nevoja parësore.

XS
SM
MD
LG