Lidhje

Rritet në 85 numri i të vdekurve nga shpërthimi në Mogadishu


Numri i të vdekurve nga pasojat e shpërthimit të së shtunës në Mogadishu, kryeqytetin e Somalisë, ka arritur në 85, duke e bërë atë sulmin më vdekjeprurës që nga fillimi i kryengritjes islamike në vitin 2007.

Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmaajo, shpalli tre ditë zie ndërsa bëri thirrje për dhurim gjaku dhe ndihme për viktimat e sulmit që la pas vetes edhe rreth 100 të plagosur.

Abdulkaidr Mohamed Abdulle, korrespondenti i shërbimit somalez të Zërit të Amerikës, është në mesin e të plagosurve. Gruaja e tij, Samira Abdirahman Sheikh Adam, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ai ka pësuar plagë në koke, qafë dhe në dorën e djathtë.

Ende askush nuk e mori përgjegjësinë për sulmin, ndërsa grupi militant islamik al Shabaab, që është aleat me al Qaedan, ka kryer rregullisht sulme në kryeqytet dhe në zona tjera të vendit.

Sulmi u dënua ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkuara.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG