Lidhje

Igor Dodon fiton zgjedhjet në Moldavi


Në ish-republikën ruse të Moldavisë, kandidati pro-rus Igor Dodon deklaroi fitoren pas balotazhit të zgjedhjeve presidenciale të së dielës.

Dodon, i cili e zhvilloi fushatën me premtimin për rikthimin e lidhjeve të ngushta me Rusinë, ka siguruar 55 për qind të votave, shumica e të cilave janë numëruar. Ai kryeson ndjeshëm ndaj rivales së tij, kandidates pro-europiane Maya Sandu.

Rezultatet përfundimtare në vendin e varfër të Europës Lindore pritet të dalin sot. Moldavia ka një popullsi prej 3.5 millionë banorësh. Ashtu sikurse Bullgaria, gjatë viteve të fundit Moldovia është prekur nga një korrupsion i thellë zyrtar.

Ish kryeministri i vendit Vlad Filat u dënua në fillim të vitit me 9 vjet burgim, pasi një gjykatë e gjeti atë fajtor pas akuzave për korrupsion dhe abuzim me pushtetin gjatë qeverisjes së tij në vitet 2009-2013.

XS
SM
MD
LG