Lidhje

Monumentet në Porto Riko, Kolonitë Spanjolle


Cordova tymos përpara statujës së Juan Ponce de Leon (San Juan, Porto Riko)

Demonstruesit në SHBA kanë bërë thirrje javët e fundit për heqjen e monumenteve të konfederatës që nderojnë skllevopronarë që luftuan kundër vendit në Luftën Civile Amerikane. Një lëvizje e ngjashme po zhvillohet në jug të kontinentit në Porto Riko, ku, sic shpjegon korrespondenti i Zërit të Amerikës Arash Arabasadi, aktivistët bëjnë thirrje për heqjen e statujave për nder të kolonizatorëve spanjollë.

Të shtunën në kryeqytetin Porto Rikan, San Huan, aktivistët kërkuan heqjen e një statuje të eksploruesit spanjoll Ponce de Leon. Disa u veshën për të nderuar banorët autoktonë taino që jetonin në ishull para kolonizimit spanjoll.

Ne ishim një komb i lirë dhe sovran me qeverinë, kulturën dhe fenë tonë. Në një moment ato ((Taino)) u ndërprenë nga kolonializmi. Ne e kuptojmë atë. Kjo është histori. Por, ne nuk kemi pse të vazhdojmë të përqafojmë idenë që kolonizatorët tanë duhet të lartësohen”, thotë Gypsy Cordova.

Gypsy Cordova është President i fshatit Taino të Boriken, emri i Porto Rikos para kolonizimit.

Në Izrael nuk ka statuja të Hitlerit, sepse ai bëri genocid. Në Boriken ((Porto Riko)) kemi statuja të Juan Ponce de Leonit dhe Kristofor Kolombit dhe kjo nuk ka kuptim. Ne kërkojmë që ato të hiqen", thotë ai.

Aktivistja, Alma ((Iris Torres)) Zapata, bën thirrje për më shumë informim në lidhje me kulturën indigjene të Porto Rikos.

Është një çështje sociale ku e gjithë kjo trashëgimi Taino fshihet... është përgjegjësia jonë të rimarrim të gjithë atë njohuri, ta sjellim atë dhe ta bëjmë atë tonën. Mund të jetë e pranishme në shkollat tona dhe jo si diçka fetare ose thjesht kulturore. Është jeta jonë”, thotë ajo.

Kristofor Kolombi dhe Ponce de Leon zbarkuan në rajon në 1493. Rreth 60 mijë banorë Tainos që jetonin në Porto Riko së shpejti u vunë në punë të detyruar dhe humbën jetën nga shpërthimi i sëmundjeve infektive. Ponce de Leon më vonë u bë guvernatori i parë i ishullit.

XS
SM
MD
LG