Lidhje

Morina kërkon strehim politik në Kroaci


Ismail Morina, tifozi shqiptar i ndaluar me një urdhër arresti të Serbisë nën akuzat se ngriti një dron me flamur nacionalist gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi në Beograd ka kërkuar strehim politik në Kroaci për t’iu shmangur ekstradimit.

35-vjeçari Morina u arrestua në Kroaci në muajin qershor. Një gjykatë në Dubrovnik vendosi javën e kaluar ekstradimin e tij në Beograd.

Avokati i zotit Morina, Darko Butigan tha sot se klienti i tij e ka apeluar vendimin për ekstradim dhe ka kërkuar strehim politik në Kroaci. Sipas zotit Butigan, Morina është i shqetësuar se në Serbi nuk do t’i bëhet një gjyq i drejtë.

Ndeshja e tetorit 2014 për kampionatin evropian mes Shqipërisë dhe Serbisë u ndërpre nga dhuna, kur mbi fushë u shfaq një dron me simbole shqiptare.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG